SHSKUK lehtëson shërbimet për të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe Shoqata Medica nga Gjakova, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore për të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton Gazeta e Re.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, dhe drejtoresha ekzekutive e Medica Gjakova, Mirlinda Sada.

Qëllimi i përgjithshëm i marrëveshjes është zbatimi i projektit “Përmirësimi i shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor  te gratë dhe vajzat me trauma  të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në  Kosovë”.

Projekti synon forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve  shëndetësore  publike për këtë kategori.

Zbatimi do të fillojë në komunën e Gjakovës dhe Prizrenit. Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi dhe hyn në fuqi me datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët.

Kategoritë
FamiljeLajmeShëndetësiVendi

Të ngjajshmet