SHSKUK jep shpjegim për furnizimin me gazra medicinale

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka dhënë një shpjegim në lidhje me furnizimin e QKUK-së dhe institucioneve tjera vartëse të SHSKUK-së, me gazra medicinale.

Drejtori Përgjithshëm, Curr Gjocaj, ka theksuar se në Kosovë ka vetëm 3 apo 4 operatorë që furnizojnë institucionet shëndetësore me gaz medicinal, përfshirë ato publike dhe private, transmeton klankosova.

Ai tha se edhe qendrat e mjekësisë familjare në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës furnizohen me gaz medicinal nga po këta operatorë.

Tutje në komunikatën e dërguar nga drejtoria e SHSKUK-së, është thënë që tendenca e disa medieve për të dhënë ngjyrime politike kësaj situate është e pa pranueshme dhe se janë në pritje të rezultateve.

Kategoritë
LajmeShëndetësiVendi

Të ngjajshmet