Shqiptari njeh këmbën e tij të amputuar në cigare

Një shqiptar gjashtëdhjetëvjeçar që jeton në Francën lindore thotë se ishte befasuar kur pa imazhin e këmbës së tij të amputuar si një paralajmërim për paketat e cigareve të përdorura pa lejen e tij.

Fotoja është vendosur në paketat e cigareve në BE me mesazhin “Pirja e duhanit bllokon arteriet”. Megjithatë, një shqiptar që jeton në Metz në Francë, tha se ai humbi këmbën si rezultat i sulmit të vitit 1997 në Shqipëri, raporton BBC.

Avokati i tij Antoine Fittante tha se do të kontaktojë Komisionin Evropian për të zbuluar se si erdhi deri te përdorimi i fotos, transmeton KosovaPress.

Djali i tij zbuloi fotografinë ku ishin të njohura djegiet dhe shenjat kur bleu një pako duhan në Luksemburg vitin e kaluar, sipas mediave franceze.

Ai solli një pako në familjen e tij dhe babai i tij konfirmoi se ishin me të vërtetë pamjet e këmbës së tij.

Ai tha se kurrë nuk e pranoi përdorimin e fotos së tij dhe se beson se ai u fotografua kur ishte në spitalin lokal për të parë nëse mund të pajiset me një këmbë artificiale.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet