Shqiptari arrestohet ditën e dasmës

Në orën 10 të paradites së djeshme ai duhej të martohej në bashkinë e Paullo-s, po ceremonia është shkatërruar kur policia u shfaq aty për të arrestuar  26-vjeçarin shqiptar. Ai ishte përjashtuar nga Italia në shkurt të vitit 2017 për posedim dhe trajtim droge. Nusja, një vajzë 21-vjeçare me origjinë moldave, por me shtetësi italiane, tashmë ishte e njohur për konsumimin e drogës.

Shqiptari u arrestua sepse kishte hyrë ilegalisht në Itali. Ndërkohë, edhe nusja është denoncuar së bashku me dëshmitarët dhe të afërmit për favorizim. Ka dyshime se martesa ishte organizuar për t’i lejuar të riut shqiptar ribashkimin dhe më pas kthimin në Itali.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet