“Shqiptarët nuk e duan jetën”, lumë gjobash nga Rrugorja në 48 orë (Video)

Kontrollet e vazhdueshme nga Policia Rrugore, prej pak kohësh më agjentë civilë në terren tregojnë se shqiptarët kur janë në timon, “nuk e duan aspak jetën” pasi përveç manovrave të rrezikshme, nuk respektojnë as sinjalistikën.

“Rekordi” më i fundit i shënuar nga kontrollet në terren të efektivëve me uniformë dhe civilë është gjobitja e plotë 95 shoferëve që janë kapur duke folur në telefon gjatë drejtimit të mjetit brenda 48 orësh.

Por përdorimi i telefonit nuk është shkelja e vetme e rregullave të qarkullimit nga shqiptarët, pasi bilanci i 48 orëve të fundit është më i frikshëm.

Me Policine Rrugore te Tiranës

TiranëVijojnë kontrollet, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civile në rrugët urbane, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës, siç janë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj;Kontrollet në funksion të këtij Plani janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike ndaj këtij fenomeni të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administrativisht :• 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari• 58 drejtues motomjtesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse• 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit• 36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik• 15 drejtues mjetesh për shkelje semafori• 82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera• Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi• Jane arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.Duke ju uruar një ditë të mbarë, ju kujtojmë se Para se të nxitoni për të shkelur rregullat, mos harro 🚔👮‍♀👁👁✍

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 15 août 2018

Kontrollet e policisë janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike, të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administrativisht:

-95 drejtues mjetesh për përdorim celulari
-58 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
-76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit
-36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik
-15 drejtues mjetesh për shkelje semafori
-82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera
-Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi
-Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

“Duke ju uruar një ditë të mbarë, ju kujtojmë se Para se të nxitoni për të shkelur rregullat, mos harro”, këshillon policia.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet