Shqipëria në panik! Sjellja e keqe ndaj turistëve zbraz plazhet

Gazetarja nga Shqipëria, Eglantina Nikollaj, që ndodhet në Vlorë për pushime, shkruan se nuk e ka parë kurrë qytetin kaq bosh, në këtë periudhë.

Ja postimi i saj:

“Keshtu është kur e keni mendjen vetem si e si t’ja fusni turistit…

Ai vjen te shpenzoje dy leke qe mezi i ka kursyer 12 muaj, por ti ia jep nje dhome sa nje qeli burgu per 70 euro e kusur, nje kokerr veze 5- 8 mije leke dhe nje peshk te qelbur rezervati 10 mije leke, por dhe 12 apo 15 mije.

Jemi ne kulmin e sezonit dhe Vlora ka kapitulluar. Pa piken e ndonje organizimi asgjekundi. Kurre se kam pare kaq bosh! Shezlonget jo nje e dy, por ne seri bosh. Njerezit kane reflektuar se sjane idiote. Shkojne ne Mal te Zi, Turqi etj. Aty ku e dine se e vertet e shpenzojne lekun, por mbushin dhe barkun pa hesap se paku. Se deti te shton dhe oreksin jo per gje”, shkruan ajo, transmeton Gazeta e Re.”

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...