Shqipëria kërkon fitoren ndaj Islandës

Shqipëria do të provojë t’i fitojë tri pikë sot kundër Islandës me shpresën që t’i kthehen garës e cila e dërgon në Euro 2020.

Ndeshja do të luhet sonte në “Elbasan Arena” në orën 20:45, transmeton KosovaPress.

“Kuq e Zitë”, ndeshjen e kaluar u turpëruan në “Stade de France” duke humbur nga France me rezultat 4-1.

Islanda është në formë të mirë pasi në tri ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje.

Shqipëria është në vendin e katër me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Islanda renditët në vendin e tretë me 12 pikë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet