Shqipëria i kërkon NATO-s 1.5 mln maska, 800 ventilatorë dhe 500 shtretër

Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s për t’i dhuruar pajisje e mjete spitalore të nevojshme në luftën kundër Covid-19.

Përmes një letre zyrtare më 27 mars, qeveria shqiptare ka kërkuar pajisje mjekësore (800 ventilatorë e 500 monitorë) dhe mjete mbrojtëse për stafin spitalor, (1,5 milionë maska të ndryshme e 200 mijë veshje), mëson Exit.al

Qeveria njofton NATO-n se ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit dhe se po mundohet të përgatisë ambiente të reja për karantinimin dhe shtrimin e të prekurve. Për këtë në listën e kerkesave janë dhe 500 shtretër dhe 500 sete me pajisje për shtretërit.

Sipas të dhënave të periudhës 9-27 mars, niveli i prekjes nga pandemia në Shqipëri është 6 në 100 mijë qytetarë, ndërsa në Tirana është pothuaj 3 herë më e lartë, 1107 në 100 mijë qytetarë.

Edhe Maqedonia e Veriut e Mali i Zi i kanë kërkuar ndihmë NATO-s për mjete e pajisje spitalore.

Lista me pajisjet e kërkuara nga qeveria shqiptare:

  • 2 mijë kaska mbrojtëse CPAP
  • 2 mije kaska mbrojtëse NIV
  • 200 njësi monitorimi kontrolli
  • 1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit
  • 300 mijë Doreza nitrile 230 mm
  • 200 mijë Veshje për mjekët
  • 1 milion maska kirurgjikale
  • 500 mijë maska FFP3
  • 500 monitorë për shumë parametra
  • 500 pompa shiringe
  • 300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)
  • 500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)
  • 500 shtretër me dyshekë
  • 500 pajisje për shtretërit
  • 500 dollapë për veshjet.
Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet