Shqipëri, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 16.774 dhe numri i të vdekurve në 448

Në Shqipëri janë regjistruar 273 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 16.774 dhe numri i të vdekurve në 448, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit janë shëruar 44 pacientë duke e rritur në 10.001 numrin e të shëruarve në vend dhe aktualisht raste aktive janë 6.325.

Sipas ministris, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 259 pacientë të konfirmuar pozirivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shëndetësore kanë kryer gjithsej 106.093 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet