Shqipëri, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 15.570 dhe numri i të vdekurve në 424, që nga fillimi i pandemisë

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 171 raste të reja dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 15.570 dhe numri i të vdekurve në 424, që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 85 pacientë, duke e rritur në 9.585 numrin e të shëruarve në vend dhe aktualisht janë 5.561 raste aktive.

“Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit”, thekson ministria.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 99.598 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet