Shqipëri, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 14.730 dhe numri i të vdekurve në 407 që nga fillimi i pandemisë

Në Shqipëri janë regjistruar 162 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 14.730 dhe numri i të vdekurve në 407 që nga fillimi i pandemisë.

Në orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e rritur në 9.115 numrin e të shëruarve në vend dhe aktualisht raste aktive janë 5.208.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 231 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në vend që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 94.840 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet