Shqipëri, shënohet numër rekord i rasteve të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 17.350 dhe numri i të vdekurve në 454, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në Shqipëri janë regjistruar 295 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), një shifër rekord që nga fillimi i pandemisë, si dhe 3 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 17.350 dhe numri i të vdekurve në 454, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 96 pacientë, duke e rritur në 10.167 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive aktualisht janë 6.729.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen 259 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 108.782 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet