Shqipëri, maskat bëhen të detyrueshme edhe jashtë

Mbajtja e maskës në Shqipëri do të jetë e detyrueshme në të gjitha ambientet, si brenda ashtu edhe jashtë.

Ky ligj pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme , ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili paralajmëroji gjoba të rënda që do të paguhen së bashku me faturën e energjisë elektrike.

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund ti shpëtojë dot askush. Implementimin e masës policia e shtetit dhe ajo bashkiake.” tha kryeministri i Shqipërisë.

Sipas kreut të qeverisë kjo është një masë e domosdoshme për të shmangur një izolim të dytë që do të ishte me pasoja shumë më të rënda për shëndetin e njerëzve dhe ekonominë e vendit.

“Ajo që duhet të bëjmë është të parandalojmë një karantinë të dytë. Një karantinë dytë do ishte katastrofale për ekonominë, individët dhe shtetit”. tha Rama

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se janë përgatitur disa skenar për përballimin e kësaj situate, ku parashikohen hapja edhe e 4 spitaleve rajonale.

“Qeveria shqiptare është angazhuar financiarisht në parablerjen e vaksinave me një fond parapagimi 4 milion dollarë. Ne e kemi bërë një marrëveshje. Paralelisht jemi duke punuar dhe me BE-në për të pasur procesin e vaksinimit edhe më herët. Përballja me vjeshtën dhe dimrin nuk do të jetë e lehtë. Do të kemi në total në dispozicion rreth 1600 shtretër bashkë me spitalet rajonalë, të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme”. tha ajo.

Ministrja theksoi se për të asistuar pacientët me COVID-19 që trajtohen në shtëpi do të jetë në dispozicion një ekip mbështetës

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet