Shqipëri, 5 viktima dhe 104 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4.570 dhe numri i të vdekurve në 128.

Në Shqipëri janë regjistruar 104 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4.570 dhe numri i të vdekurve në 128.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 2.608 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 37.875 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet