Shqipëri, 5 të vdekur dhe 153 raste te reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.226 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 358

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 153 raste te reja me COVID-19 ndërsa 5 persona kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.226 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 358.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 57 pacientë duke e rritur në 6.888 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe raste aktive janë 4.980.

Sipas ministrisë, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme dhe aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 78.886 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet