Shqipëri, 4 të vdekur dhe 297 raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 17.17948 dhe numri i të vdekurve në 462, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në Shqipëri janë regjistruar 297 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 17.948 dhe numri i të vdekurve në 462, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 116 qytetarë, duke e rritur në 10.341 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive me koronavirus janë gjithsej 7.145

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë dhe të ruajnë distancën me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksionit.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 111.564 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni