Shqipëri, 4 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 14.899 dhe numri i të vdekurve në 411 që nga fillimi i pandemisë

Në Shqipëri janë regjistruar 169 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 14.899 dhe numri i të vdekurve në 411 që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 100 pacientë, duke e çuar në 9.215 numrin e të shëruarve në vend dhe aktualisht raste aktive janë 5.273.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë aktualisht po trajtohen 228 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në vend që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 95.811 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni