Shqipëri, 3 viktima dhe 108 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Në Shqipëri janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4.466, ndërsa numri i të vdekurve në 123.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 60 qytetarë, duke e çuar në 2.523 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 37.311 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet