Shqipëri, 3 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 18.250 dhe numri i të vdekurve në 465, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në Shqipëri janë regjistruar 302 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 18.250 dhe numri i të vdekurve në 465, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10.395 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive me koronavirus janë 7.390.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 258 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 112.969 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet