Shqipëri, 3 të vdekur dhe 144 raste të reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 11.816 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 343

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 144 raste të reja dhe 3 persona kanë ndërruar jetë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 11.816 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 343.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e rritur në 6.733 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 4.740 raste aktive.

Sipas ministrisë, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme dhe aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 174 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 76.400 testime për personat e dyshuar me koronavirus

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet