“Shplarje truri me gënjeshtrën për arsimimin e fëmijëve”

Gazeta “Süddeutsche Zeitung” e Gjermanisë, në artikullin e saj të përgatitur në lidhje me organizatën terroriste FETO ka zbuluar përpjekjet e shpërlarjes së trurit të fëmijëve me gënjeshtrën për arsimimin e fëmijëve në shtëpitë e organizatës në Gjermani.

Në artikullin special të publikuar në gazetë theksohet se sa e vështirë është të shpëtojnë nga organizata këta fëmijë që hyjnë në institucionet arsimore të kësaj organizate me dëshirën për t’u arsimuar.

Gjithashtu në artikullin ku emrat e nxënësve të intervistuar janë ndryshuar në pseudonime për qëllime të sigurisë, thuhet se disa nga nxënësit që kanë qëndruar në shtëpitë Gülen të ashtuquajtura “Shtëpitë e dritës” kanë dashur të dalin, të shkëputen nga kjo pasi kanë parë fytyrën e vërtetë të organizatës, por se ata janë përballur me presion dhe pengesa nga organizata dhe familjet e tyre.

FETO në artikullin e gazetës përshkruhet si lëvizja e Gülenit dhe se organizata në Gjermani që nga mesi i viteve të 90-ta ka një rrjet të përbërë nga kompani, shkolla, shoqata, shtëpi, kopshte, shtëpi botuese dhe gazeta.

Kreu i Shërbimit Informativ Federal (BND) Bruno Kahl, “Lëvizjen Gülen” e ka cilësuar si një “shoqëri civile, e mbledhur për arsimin fetar dhe laik” por gjithashtu ka theksuar nevojën për të dyshuar nëse kjo lëvizje është vërtetë kaq e padëmshme.

Në artikull është tërhequr vëmendja se nxënësit që kanë familjet brenda kësaj organizate nuk kanë mundësi të shpëtojnë nga organizata me përpjekjet e tyre.

Për të riun 18 vjeçar me emrin e ndryshuar Serkan, thuhet se ai ka marrë mësime fetare të detyruara nga ora 18:00 e deri në ora 23:00 në shtëpinë e organizatës ku ka qëndruar. “Nuk i kam kuptuar shkrimet e vjetra të Gülenit por në shtëpi nuk pëlqehej që të jepeshin përgjigje ndaj pyetjeve dhe të diskutohej për këtë”, tregon Serkan.

Më tej Serkan ka shpjeguar se gjatë kohës që qëndronte në shtëpinë e organizatës e ka parë si mjaft të çuditshëm veprimin që nxënësit qanin në mënyrë kolektive teksa dëgjonin “ligjëratat e Gülenit”, po ashtu edhe kufizimin gradualisht të rregullave gjatë kohës dy vjeçare që ka qëndruar në shtëpi ku si shembull ka treguar ndalimin e shkrimit, komunikimit me nxënësit e tjerë dhe vizitat e shokëve të tyre në shtëpi.

Të gjithë ata që jetojnë në shtëpitë në fjalë ditëve të diela marrin pjesë në kampet, konkurset e leximit dhe ligjëratat që mbahen në shtëpitë e tjera dhe se nëse na pyeste dikush se çfarë keni bërë në shtëpitë e tjera na kërkohej që të jepnim përgjigjen “Kemi studiuar, kemi luajtur, jemi çlodhur dhe kemi luajtur futboll”, thotë Serkan.

Ndërsa një ish mësuese me emrin e ndryshuar Ayşe ka theksuar se në këto shtëpi ka mbajtur ligjërata në kuadër të programeve të quajtura “biseda” për nxënëset femra të moshës 7 deri në 14 vjeç dhe se nga fëmijët ka qenë e detyruar të kërkojë që ato të rekrutonin në formën e një gare nxënës të tjerë për këto shtëpi.

Duke bërë të ditur se për 8 vjet ka ndihmuar për rritjen e “lëvizjes Gülen”, Ayşe ka shpjeguar më tej se ka treguar përpjekje në rekrutimin e anëtarëve dhe mbledhjen e donacioneve dhe se çdo javë asaj i janë dhënë lista për ‘rekrutimin‘ fitimin e 5 familjeve.

Mësuesja Ayşe më në fund pasi nuk ka mundur të durojë më këtë presion dhe kritikat e bëra ajo është larguar nga kjo lëvizje në vitin 2014 duke menduar se ky rrjet më shumë të jep përshtypjen e një tarikati.

“Të dy personat që kanë qenë mbështetës ‘tifozë‘ të Gülenit kanë frikë nga prindërit e tyre. Nxënësit përfshihen drejtpërdrejt në rrjet nëpërmjet baballarëve të tyre. Një tjetër person i emëruar Deniz shpjegon se që në moshën 7 vjeçare ka marrë pjesë në aktivitetet e quajtura ‘kampe leximi‘, ku atyre që lexojnë në heshtje librat e Gülenit u jepeshin para. Këto shkrime nuk mund të diskutoheshin, leximi i këtyre librave ishte i detyrueshëm në progamin ditor mbi të cilin qëndron shprehja ‘shkon në ferr (xhehennem)‘ ai që gënjen për programin ditor. Ndërkohë që Fondacioni për Dialog dhe Arsim thotë se kjo situatë është në mospërputhje me pedagogjinë dhe vlerat e tyre”, thuhet në artikullin ku bëhet e ditur se nga përjetimet e dy të rinjve me emrat e ndryshuar mund të kuptohet se sa e rrezikshme është ndarja nga organizata.

Po ashtu në artikull ku thuhet se edhe babai i të riut me pseudonimin “Ayhan” i jep organizatës 50 për qind të pagës së tij, informohet se mësuesit që japin mësim dhurojnë 40 për qind të pagave të tyre.

“Stafi, kuadrot e përgatitur nga Gülen në Turqi janë të përfshirë në disa pjesë si arsim, gjyqësor, polici dhe ushtri. Shumë kompani holding, shumë kompani ndërtimi dhe tekstili si dhe një bankë i kanë dhuruar fitimet e tyre lëvizjes së Gülenit për shkolla, spitale dhe universitete. Kleriku Gülen në vitin 1999 shkoi në SHBA për shkak të akuzave të ushtrisë turke se pjesëtarët e Gülenit janë infiltruar në heshtje në pozicionet kyçe të shtetit”, theksohet në artikullin e gazetës gjermane ku thuhet se sadakaja e detyruar fetare përbën bazën ekonomike të këtij rrjeti.

Gjithashtu mësohet se dy personat Ayhan dhe Deniz kanë humbur, janë ndarë me baballarët e tyre për shkak se ata kanë dashur të qëndrojnë të lidhur me lëvizjen e Gülenit. Në familjen e Ayhan-it ka patur debate, ku pasi nëna e tij ka qëndruar në anën e djalit të saj, thuhet se babai ka ushtruar dhunë.

“Nëna ime është treguar shumë e guximshme. Unë nuk mund t’ia arrija pa atë, por familja jonë u shkatërrua”, thotë Ayhan. Ndërsa Deniz me ndihmën e nënës 4 vjet më parë arriti të shpëtojë nga ky rrjet. Pas kësaj babai i tij u divorcua nga nëna e tij. Deniz thotë se babai i tij luan ende një rol të madh për rrjetin dhe ka frikë nga presionet. Deniz dëshiron që opinioni publik t’i mësojë këto ngjarje dhe deklaratat e tij ai i përcakton në mënyrën si “Ai na flijoi neve për këtë rrjet. Ky rrjet i cili jashtë paraqitet si një lëvizje fetare dhe liberale, në të vërtetë është mjaft fanatike në vetvete”./AA

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet