Shpëtohet një fëmijë 91 orë pas tërmetit në Izmir

Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayda Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat.

Bëhet e ditur se 91 orë nga pas tërmetit në Izmir të Turqisë është shpëtuar nga rrënojat e një apartamenti një vajzë e vogël, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë një operacioni arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e apartamentit Rıza Bey dhe më pas punimet i intensifikuan në këtë zonë.

Pasi arritën kontaktin me fëmjën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barrelë.

Fëmija pas vendosjes në barrelë u trasportua për tek ambulanca. Gjatë kësaj u rritën edhe zërat dhe duartrokitjet për shpëtimin e fëmijës.

Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayda Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat.

Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: “Gjetëm edhe një vogëlushe. Elhamdulillah (Falënderimi i takon vetëm Allahut).

Ndërkohë edhe guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger ka postuar: “Ayda Gezgin u shpëtua gjallë”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet