Shpëtohen detarët turq të kidnapuar në sulmin e piratëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se anëtarët e ekuipazhit janë mirë me shëndet dhe do të sillen në Turqi nga kryeqyteti i Nigerisë, Abuja

Kompanitë “Borealis Maritime” dhe “Boden Maritime” kanë bërë të ditur se 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes Mozart me flamur liberian u shpëtuan pasi më herët anija e mallrave ishte viktimë e një sulmi piratësh pranë Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompanitë deklaruan se i gjithë ekuipazhi tani është i sigurt dhe është në kontakt me familjet e tyre, duke shtuar se ata do të kthehen në Turqi sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne e falënderojmë qeveritë turke dhe nigeriane për mbështetjen e tyre gjatë këtyre tre javëve sfiduese, të gjitha agjencitë qeveritare dhe zyrtarët, të gjithë punonjësit e Borealis-it që punojnë në tokë dhe në det dhe të gjithë ata që na ndihmuan në zgjidhjen e këtij problemi”, thuhet në deklarata.

Gjithashtu, kompanitë shprehën ngushëllimet e tyre për një anëtar të ekuipazhit i cili humbi jetën gjatë sulmit, ndërsa përgëzoi tre të tjerët që mbetën në bord për guximin dhe disiplinën e tyre në kthimin e anijes në një zonë të sigurt.

Pëpos kësaj, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se anëtarët e ekuipazhit janë mirë me shëndet dhe do të sillen në Turqi nga kryeqyteti i Nigerisë, Abuja.

Në sulmin pirat të kryer më 23 janar, 15 nga 19 anëtarët e ekuipazhit të anijes Mozart u rrëmbyen, ndërsa njëri prej tyre, një shtetas azerbajxhanas, u vra.

Pas sulmit, anija u ankorua në Port-Gentil, por me vetëm tre nga anëtarët e ekuipazhit të mbijetuar në bord.

Anija administrohet nga kompania “Borealis Maritime” me qendër në Londër dhe Hamburg.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

Tema relevante
Kategoritë
BotaLajme