Shpërthim i 5-të në Teksas, autoritetet ofrojnë 100.000 dollarë për informacion

Autoritetet amerikane japin shpërblesë prej 100.000 dollarë për informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e përgjegjësve për shpërthimin.

Gjatë shpërthimit të një pakoje bombë në natën mes të hënës dhe të martes në qendrën e shpërndarjes të kompanisë “FedEx” në afërsi të San Antonios në shtetin federal Teksas, lehtë është plagosur një person.

Nga kompania njoftuan se është plagosur njëri nga të punësuarit e tyre.

Autoritetet amerikane tentojnë të vërtetojnë nëse ky rast lidhet me disa shpërthime më herët në qytetin Austin në këtë shtet federal.

Pakoja ka qenë e adresuar pikërisht në qytetin e Austin, në të cilin katër shpërthime ndodhën këtë muaj.

Agjenti special i FBI-së Michelle Lee u tha gazetarëve se do të ishte shumë herët të thuhet nëse shpërthimi i fundit lidhet me sulmet e mëhershme me bombë.

Hetuesit theksuan se bomba, e cila të dielën mbrëmë vonë shpërtheu në Austin, u akivizua me tel dhe është më e sofistikuar nga pajisjet që u përdorën gjatë tre shpërthimeve tjera më herët këtë muaj.

Autoritetet amerikane japin shpërblesë prej 100.000 dollarë për informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e përgjegjësve për shpërthimin./AA

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet