Shpërthen vullkani në Japoni, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur (Video)

Një person ka vdekur nga shpërthimi i llavës së vullkanit Kusatsu-Shirane në Japoni, ne prefekturën qendër-perëndimore të Gunmas.

Rizgjimi i vullkanit, i cili ndodhet në një resort skish, ka shkaktuar një ortek dhe përhapjen e hirit dhe gurëve të mëdhenj prej llavës.

Të paktën 16 persona janë plagosur, disa nga shiu i gurëve, i pasuar nga shpërthimi, i cili goditi një nga pistat e skive.

Mediat lokale raportojnë se viktima është një ushtar që në momentin e shpërthimit ishte duke u stërvitur në pistën e skive. Ai fillimisht mbeti i plagosur nga shiu i gurëve dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Përveç pesë ushtarëve, 10 persona janë plagosur po ashtu, pesë nga të cilat janë në gjendje të rëndë. Një zyrtar i zjarrfikëseve, ka saktësuar se mes të plagosurve, janë edhe katër persona që gjendeshin mbi një kabinë dhe që janë goditur nga thyerja e xhamave.

“Kabina ku ndodhesha u bllokua papritur. Dritarja u thye dhe kisha frikë. Një nga kabinat para meje ishte e mbuluar me gurë, atëherë e kuptova që bëhej fjalë për një shpërthim vullkani”, – tregon nj skiator.

Agjencia metereologjike kombëtare japoneze ka ftuar banorët e zonave panë të mos i afrohen vullkanit.

Sipas agjencisë metereologjike kombëtare, bëhet fjalë për shpërthimin e parë të këtij vullkani nga viti 1983. Në Japoni janë 111 vullkane aktivë. Vendi ndodhet në “brezin e zjarrit” në Paqësor, ku regjistrohet pjesa më e madhe e tërmeteve dhe e shpërthimeve vullkanike në botë. Në 27 shtator 2014, vullkani Otake, në prefekturën qendrore të Naganos, u rizgjua, duke provokuar një shpërthim që i mori jetën 90 personave.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet