Shpërthen dhuna në Hong Kong, policia gjuan me plumba gome

Mijëra protestues vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin që lejon ekstradimin e të burgosurve në Kinë.

Protestuesit rrethuan ndërtesat qeveritare, duke bërë që situata të tensionohet edhe më shumë me kalimin e orëve.

Ata gjuajtën në drejtim të policisë me mjete të forta dhe piroteknike.

Policia ka gjuajtur me plumba gome dhe ka përdorur gazin lotsjellës si përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Ky projektligj pritet të miratohet me 20 qershor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet