Shpend Ahmeti: Fëmijët të mos humbin mësimin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të gjejnë një zgjidhje për procesin mësimor, duke thënë se lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet asnjëherë, por dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental.

Postimi i Ahmeti në Facebook pa ndërhyrje:

Komunat në Republikën e Kosovës nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik.

Megjithatë, jemi përgjegjës për arsimin parauniversitar në komunat tona.

Prandaj me shqetësim, bashkë me fëmijet e prindërit, po e përcjellim grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi.

Si Komunë e Prishtinës apelojme tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin.

Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental.

Kategoritë
Vendi

Të ngjajshmet