Shoqata ESNAF Nënshkroi Kodin e Bizneseve Kundër Korrupsionit.

Shoqata e Zejëtarëve dhe Biznismenëve ESNAF nënshkroi kodin kundër korrupsionit.

“Biznismenët nga Turqia kohëve të fundit nuk shprehin interesim të investojnë në Kosovë për shkak të strukturimit FETO, ndaj propozimi është që shkollat gyleniste të mbyllen ose të kalojnë në mbikqyrjen e Ministrisë së Arsimit të Kosovës apo institucioneve të Republikës së Turqisë në Kosovë” Kryetari Varis Xhejlani foli edhe për aktivitetet që i zhvilluan në kuadër të 25-vjetorit të shoqatës ESNAF.

– Shoqata e biznismenëve dhe zejtarëve ESNAF nënshkroi Kodin Kundër Korrupsionit. A mund të na informoni shkurtimisht për takimin dhe kontributin tuaj në Konventën Kundër Korrupsionit?

Shoqata e biznismenëve dhe zejtarëve ESNAF diskutoi çështjen e korrupsionit dhe ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik dhe investimeve në Kosovë në një takim ku organizatori ishte Instituti RIINVEST dhe morren pjesë , Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare , Oda Ekonomike Amerikano -Kosovare , Klubi i Prodhuesve dhe CSR. Ku në këtë takim patëm mundësinë ti shprehim mendimet tona. Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha për vendet që janë në rritje dhe zhvillim sikur ne. Lufta kundër korrupcionit është një nga sfidat më të mëdha, e cila kërkon një angazhim të madh nga të gjitha subjektet. Nëse arrijmë sukses në këtë drejtim atëherë mund të jemi të sigurt që do të sigurojmë një zhvillim të dëshiruar. Duke ditur se në një vend ku është i pranishëm korrupcioni, është vështirë të sigurohen investime, ngase asnjë investitor nuk dëshiron të investoj aty ku nuk sigurohen kushtet dhe ambienti i sigurt. Pikërisht edhe ne në Kosovë, gjatë viteve të kaluara jemi ballafaquar dhe po vazhdojmë të ballafaqohemi me këtë problematikë, duke krijuar hapsirë që investitorët t’i drejtojnë mjetet e tyre në vendet fqinje. Ndaj, para Qeverise së ardhshme, shtrohet një detyrë e madhe për sigurimin e kushteve të volitshme për investime, qoftë nga vendorët apo nga të huajt. Pra, duhet ndërtuar një ambient me një sistem të mirë gjyqësorë dhe ekonomik. Në këtë drejtim, edhe Shoqata jonë ESNAF, po angazhohet me të gjitha forcat e veta për realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve në luftë kundër korrupcionit.

E dimë se Shoqata Esnaf ka bashkëpunim të mirë ekonomik me Turqinë. Cila është arsyeja e hezitimit të investitorve Turq në Kosovë?

Korrupsioni është ndër ndikimet më të mëdha për investitorët nga Turqia. Por është edhe strukturimi i FETO’s,që ndikon negativisht për investitorët nga Turqia. FETO është shpallur organizatë terroriste. Në Kosovë vazhdon të jetë aktive ku kjo është qështje negative për investitorët turq. Ne mendojmë se aktivitetet e institucioneve FETO duhet të përfundojnë sa më shpejt dhe kemi pasur takime me institucionet në lidhje me këtë .Ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që ti inkurajojme biznismenët turq për të investuar në Kosovë

Sa luftojnë institucionet e Kosovës kundër organizatës terorriste FETO?

Fatkëqësisht institucionet e Kosovës nuk shprehin interesim të madhë për të luftuar kundër organizatës terroriste FETO. Një ndër shkaqet kryesore të mos investimeve në Kosovë jane shkollat gyleniste të cilat veprojnë në Kosovë. Për zgjidhjen e kesaj qështjeje Shoqata ESNAF është në mendim që këto shkolla të mbyllen ose të kalojne nën mbikqyrjen e Ministrisë të Arsimit të Kosovës ose të institucioneve të Republikës së Turqisë në Kosovë.

– Shoqata Esnaf sivjet kremton 25 vjetorin e themelimit te saj. Çfarë keni bërë këtë vit dhe çka planifikoni të bëni?

Siç e dini Shoqata ESNAF është themeluar në vitin 1994 dhe sivjet kremton 25-vjetorin e themelimit. Duke e përfunduar vitin 2019, me krenari mund të themi se gjatë këtij viti kemi realizuar me sukses një sërë projektesh. Vitin e filluam me Kursin e Ngjyrosjes në Qeramikë. Dhe vazhduam me një aktivitet që për herë të parë e realizuam në Kosovë, përkatësisht me aktivitetin “Fjala e gruas frymëzuese drejt suksesit”, ku gratë ndërmarrëse i shkëmbyen përvojat në fushëveprimin e tyre. Më 24 Prill, jubileun tonë kremtuam me një koktej të rastit. Ndërkaq në Iftarin tonë tradicional rreth tryezave me prodhime vendore, i mirëpritëm rreth 500 anëtarë dhe mysafirë. Sivjet, për herë të parë, ishim partner në realizimin e Projektit “Invest in Prizren”. Po këtë vit e organizuam “Panairin e 8-të Tradicional ESNAF”,ku 50 prodhues vendor promovuan produktet e tyre. Ndërkohë u realizuan shumë trajnime dhe promovime. Në Turqi në panaire të ndryshme i dërguam rreth 60 anëtarë tanë. Dhe në fund të këtij viti do ta realizojmë botimin e Buletint jubilar, kushtuar 25-vjetorit të themelimit të shoqatës, ku do të promovohen kushtet për investime në aspektin e turizmit , kultures , ekonomise dhe me kët do ta përmbyllim një vit të suksesshëm. Në fund jemi me Ekspozitën “Arti në Duart e Arta”, ku anëtaret e Degës së Gruas ju sjellin punime artistike nga më të ndryshmet. Duke i vlerësuar të gjitha këta projekte të realizuara, Dega

Kategoritë
EkonomiLajmeVendi

Të ngjajshmet