Shoqata Bëmirëse “Jetimët e Ballkanit”, nis ndërtimin e shtëpive për disa familje skamnore në Opojë të Dragashit

Drejtuesi i SHB ” Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, përmes një videomateriali të postuar në faqen zyrtare të kësj Shoqate, ka njoftuar se ky organizëm humanitar do të ndërtoj edhe 4 shtëpi të reja për familje skamnore nga fshatra të ndryshme të zonës së Opojës.

Me shtëpi të re do të bëhet një familje nga fshati Brezne, një tjetër nga Kuklibegu dhe për dy familje në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.

Vlen të përmendet se nga ky akt human i kësaj shoqate, përfituese e shtëpisë së re do të jetë edhe familja e një veterani të luftës nga fshati, Blaç.

Gjithashtu, kjo Shoqatë ka mundësuar tashmë fillimin e punimeve për ndërtimin e disa shtëpive të tjera në këtë komunë, për shumë familje të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomiko-sociale./tvprizreni

JETIMAT E BALLKANIT – Nis ndertimi i nente shtepive ne Opoje | Pjesa 2

Nis ndertimi i nente shtepive ne Opoje | Pjesa 2Shikoje / Shperndaje

Publiée par Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit sur Mardi 16 octobre 2018

JETIMAT E BALLKANIT – Nis ndertimi i nente shtepive ne Opoje | Pjesa 1

Nis ndertimi i nente shtepive ne Opoje | Pjesa 1Shiqoje / Shperndaje

Publiée par Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit sur Mardi 16 octobre 2018

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet