‘Shokon’ diplomati amerikan, Matthew Palmer i del në mbrojtje Listës Srpska

Përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se mundësitë e reja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë dhe Serbi, mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Ai ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Richard Grenell, i dërguari Special presidencial i SHBA-së për bisedimet e paqes në Kosovë dhe Serbi, është në pozitën më të mirë për ta bërë këtë.

Sipas Palmerit, qëllimi i SHBA-së është që thelbi i marrëveshjes tëjetë njohja reciproke, duke kujtuar se procesi i dialogut ështe i destinuar për kompromis.

Pyetja: Albin Kurti, si një kryeministër i ri i mundshëm, ka deklaruar se ai nuk e sheh Listën Serbe si partner në formimin e qeverisë, duke e konsideruar atë një dorë të zgjatur të Serbisë në Kosovë. Ai tha se do të preferonte të përfshijë përfaqësues politikë të komunitetit serb që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Si e komentoni atë?

Matthew Palmer: Mendoj se Lista Serbe është një parti e krijuar nga komuniteti serb për të përfaqësuar interesat e saj në politikën e Kosovës. Do të ishte thelbësore që qeveria të përfshijë dhe të punojë me ta, dhe të pranojë rolin e tyre kushtetues në politikën e Kosovës.

Pyetja: Si i shikoni përfaqësuesit e tjerë serbë?

Matthew Palmer: Unë mendoj se ka vend që qeveria të angazhohet gjerësisht me më shumë aktorë në këtë proces.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet