Shokohet nusja, dhëndrit i vjen ish e dashura (Video)

Një moment dramatik e denjë për skenarë filmash ka ndodhur në një dasmë në Kinë.

Ndërsa dhëndri dhe nusja po bëheshin gati për puthjen e tyre të parë si të martuar, është shfaqur ish e dashura e dhëndrit po me fustan nusërie që i ka kërkuar atij të kthehen bashkë.

“Ishte faji im, kthehu me mua”, thotë ajo e mërzitur dhe me lot në sy teksa ulet në gjunjë.

Mirëpo, dhëndri mundohet që t’i shmanget dhe t’i japë vëmendjen nuses së tij të re.

Mirëpo, nusja e turpëruar dhe e mërzitur nga skenat e ish së dashurës së burrit të saj, u largua.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet