Shkrirja e akullit në Grenlandë, këto janë qytetet që do të zhduken

Shkrirja e akullit në Grenlandë është gjithnjë e më e madhe dhe më serioze, dhe shkencëtarët fajësojnë kryesisht ngrohjen globale të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.

Megjithëse Grenlanda dhe Antarktiku janë larg nga Nju Jorku dhe Londra, shkrirja e akullit mund të shkaktojë probleme serioze, më saktë, nivelet do të duhet të rriten dhe të ndryshojnë shumë bregore të botës.

Ndikime të ndryshme do të kenë në qytete të ndryshme, në shkallë të ndryshme, thonë ekspertët e NASA-s.

Se, çfarë ndikimi do të ketë shkrirja e akullit në tokë, varet nga rrjedhja e ujit dhe  drejtimi i tij.

Shkencëtarët kanë krijuar një hartë virtuale, në të cilën është e mundur të gjenden 293 qytete bregdetare, të cilat mund të preken nga shkrirja e akullit.

Njujorkezët, për shembull, të jenë më të brengosur për shkak të tri akullnajave të mëdha në Grenlandë dhe tre në veriperëndim. Londra gjithashtu rrezikohet nga zhdukja, ndërsa Sydney do të shqetësohet për shkak të akullit në veri dhe verilindje të Antarktidës, transmeton KosovaPress.

Nëse shkrihen tre akullnajat në Grenlandë, niveli i detit do të rritej për 10 centimetra, parashikon NASA, që është një kërcënim i madh për bregun lindor të SHBA-së. Nëse shkrihet  perëndimore e Antarktidës, niveli i detit do të rritet 1.2 metra.

Në Evropë për shkak të shkrirjes së pjesës perëndimore të Grenlandës, parashikohet fundosja e këtyre qyteteve: Troms, Oslo, Athinë, Sirakuzë dhe Dubrovnik.

Edhe pse procesi i shkrirjes së zonave akullore në Grenlandë kishte një ndikim të rëndësishëm në mjedis në shekullin e fundit, shkencëtarët paralajmërojnë se në shekullin e 21 ajo do të jetë edhe më e madhe.

“Qytetet dhe shtetet po përpiqen të bëjnë plane për të zbutur pasojat e përmbytjes, por ata duhet të mendojnë 10 vjet përpara dhe vlerësojnë rrezikun në të njëjtën mënyrë si kompanitë e sigurimeve”, ka thënë shkencëtari Erick Ivins.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet