Shkrimtari nga Kosova nderohet me çmim nga Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve (IWA)

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve (International Writers Association-IWA) nderoi dje shkrimtarin nga Kosova, Dr. Taner Güçlütürk me çmim në kuadër të garës “Çmimi i Letërsisë për vitin 2018”.

Duke marrë parasysh punën e tij të gjerë në fushën e letërsisë deri më sot, Güçlütürk ka arritur të fitoj “Çmimin Letrar të Vitit 2018”

Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve, Dr. Jeton Kelmendi, për veprat letrare të punuara nga Güçlütürk tha se ato kanë një cilësi të madh dhe se ai ka arritur të qoj veten një nivel të lartë në këtë fushë.

Kelmendi theksoi se Güçlütürk publikoi vepra të suksesshme, bëri shumë përkthime të ndryshöe për promovimin e letërsisë bashkëkohore të Kosovës dhe realizoi vepra të vlefshme për ruajtjen e literaturës origjinale turke në Kosovë.

Në momentin e marrjes së çmimit, Güçlütürk deklaroi se sektori i letërsisë është një ndër mekanizmat që ndikon fuqishëm në promovimin e kulturës të një vendi, përcjell  Gazeta e Re.

Ai duke falënderuar organizatorët shtoi se Iniciativa e çmimeve ndërkombëtare IWA në këtë ditë të shënuar është një vlerësim për kontributin e të gjitha shkrimtareve në sektorin e letërsisë.

Ndryshe, Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve të (International Writers Association-IWA) është organizmi që promovon zhvillimin profesional të të shkruarit me një kontribut të çmuar në promovimin e letërsisë në vendet të ndryshme te botës.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet