Shkon të fotografojë peshkaqenin, e gëlltit balena- ja si shpëtoi (Video)

Zhytësi 51-vjeçar Rainer Schimpf asnjëherë nuk kishte menduar se çfarë do t’i ndodhte derisa do të fotografojë një peshkaqen të rrezikshëm në det.

Ai nuk kishte frikë se peshkaqeni do ta rrëmbente me dhëmbë, pasi tmerri pasoi vetëm pak momente më vonë kur mbeti në ‘terrin’ e gojës së balenës.

Në një moment gjithçka rreth tij u errësua dhe pastaj e kuptoi se ai ishte në gojën e një balene të madhe, shkruajnë mediat australiane.

“Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për këtë, ju reagoni instinktivisht. Kjo ndodhi shumë shpejt. Gjithçka u errësua. Kam ndjerë dhimbje në ijë dhe menjëherë e kuptova se më kishte grabitur balena. Në situata të tilla, nuk ka kohë për frikë,” tregon Schimpf.

Ai tha se kishte mbajtur frymën derisa balena u zhyt nën ujë dhe e hodhi të tërin mbi sipërfaqen e detit.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet