Shkolla Maarif në Kosovë shtroi iftar për 1000 persona

Pas programeve të iftarit të organizuara në degën e Prizrenit ku morën pjesë 600 mysafirë, Shkolla Maarif dje shtroi iftar në Prishtinë ku kishte 400 pjesëmarrës, njofton Gazeta e Re.

Në një fjalë rasti drejtori i Fondacionit Maarif në Kosovë, Mesut Özbaysar duke uruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit, rikujtoi se Fondacioni Maarif është një familje e madhe e cila realizon aktivitetet në më shumë se 300 shkolla në 40 shtete të botës ku arsimohen më shumë se 15 mijë nxënës. Ai tha se edhe në Kosovë qëllimi i tyre është që të ofrojnë zhvillimet më të fundit të fushës së arsimit në botë.

“Sot; ne po punojmë me një përkushtim të madh që të bëhemi një pik ujë për ato vende ku mbizotëron uria, etja, konflikti, lufta dhe shumë ngjarje të tjera negative. Edhe pse ne po punojmë nën hijen e armëve, nuk po ndalemi nga përpjekja jonë që të vazhdojmë arsimimin e brezave të reja. Këtu dua t’ju kujtoj një thënie nga i ndjeri Nelson Mandela, ai kishte thënë: Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për ta ndryshuar botën. Po ashtu dua ta theksoj edhe një thënie nga profeti Muhamed (a.s): Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit”

Mesut Özbaysar tha se familja e Maarif-it dëshiron që këtu të përgatiten liderët dhe lideret e së ardhmes. “Për këtë nuk privohemi dhe nuk kursehemi nga asnjë sakrificë qoftë material apo shpirtëror. Të gjitha hapësirat në këtë shkollë janë të dizajnuara sipas standardeve ndërkombëtare. Kemi një staf arsimor i cili është i fuqishëm dhe dinamik”, tha Özbaysar.

“Brenda këtyre dy viteve në kuadër të punëtorive ne realizuam mbi 250 aktivitet të ndryshme, ku nxënësit shfaqen një sukses të lartë. Që nga viti 2017, ne kemi kryer 6 ekzaminime të përgjithshme të performancës në shkollën tonë në Prishtinë, kemi marrë pjesë në 7 gara në nivel kombëtar dhe 2 në atë kombëtare / ndërkombëtare të institucioneve si p.sh Kangaroo etj., ku realizim teste nga lëmia e  matematikës, gjuhës angleze etj. Përveç kësaj, me modelin e Projektit të bazuar ne ekzaminimin e talenteve , e cila u realizua për herë të parë në Kosovë  ne arritëm ta raportojmë interesin dhe nivelet e aftësive të nxënësve në një studim ndërkombëtar ku dhe realizuam mbi 50 projekte.

Në përfundim Özbaysar shtoi se për një periudhë të shkurtër, Shkollat Maarif, kanë arritur suksese të mëdha ne garat kombëtare dhe ndërkombëtare, këto arritje tregojnë Shkollat Maarif kanë bërë hapa të mëdha drejt avancimit për tu bërë shkolla më e mirë në Kosovë. /Gazetaere.com/

Pamjet nga programi i iftarit:

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet