Shkencëtari që krijoi foshnjat e modifikuara përballet me dënim me vdekje

Kolegët e shkencëtarit kinez He Jiankui, i cili pretendon se ka krijuar binjakë të modifikuar gjenetikisht që janë rezistues ndaj virusit të sidës, thonë se ai kërcënohet me dënim të rëndë, madje fatal, për shkak të hulumtimeve që shumë e konsiderojnë të neveritshme.

Shkencëtari, i cili thuhet se është arrestuar në një apartament shtetëror në pronësi shtetërore në Shenzhen që nga dhjetori, mund të përballet me akuza për korrupsion – krim që dënohet me vdekje në vendin e tij, raporton Daily Mail.

Profesor Robin Lovel-Badge, nga instituti “Francis Creek” i Londrës, thotë se disa njerëz kanë humbur kokën për shkak të korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, William Ni, një studiues me bazë në Kinë në Amnesty International, thotë se Kina po ekzekuton më shumë njerëz sesa çdo vend tjetër në botë, ndërkohë që sistemi i dënimit me vdekje është përhapur në të gjithë vendin, transmeton KosovaPress.

Besohet se He është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të rojeve të armatosura. Daily Mail deklaron se He është fizikan sipas profesionit, jo biolog, dhe se ai nuk ishte i kualifikuar ose i aftë për të kryer vetë hulumtimin në fjalë.

Ai besohet të ketë përdorur pasurinë e tij prej 40 milionë funte për të financuar këtë projekt dhe ka angazhuar privatisht shkencëtarë të kualifikuar për të kryer një hulumtim që përndryshe është pak i njohur, përveç se ka shkelur të gjitha rregullat dhe udhëzimet mbi etikën dhe ligjshmërinë në fushë e gjenetikës.

Modifikimi gjenetik është i ndaluar në Britani, SHBA dhe në shumë pjesë të tjera të botës, dhe kërkuesit tregojnë se, nëse pretendimet e Jiankui janë të vërteta, eksperimenti i tij “monstruoz” nuk është moralisht i mbrojtshëm.

Binjakët Lulu dhe Nana dyshohet se kanë lindur në tetor dhe besohet se qëllimi i modifikimit të tyre gjenetik ishte që të jenë rezistues ndaj anës së virusit.

Këto ndryshime potencialisht të rrezikshme në ADN mund të kalojnë te gjeneratat e ardhshme, dhe kjo fushë kërkimi është ende në fillimet e saj dhe është e panjohur. Pretendimet e shkencëtarëve kinezë ende nuk janë konfirmuar plotësisht.

Kategoritë
Kuriozitete

Të ngjajshmet