Shkencëtarët amerikan: Agjërimi është një mrekulli për organizmin

Shkencëtarët dhe studime të shumta tregojnë që agjërimi ka efekte të pabesueshme shëndetësore në organizmin e njeriut.

Nëse agjëroni, padyshim që shumë shpejt do t’i vëreni efektet pozitive që agjërimi i ka në mirëqenien mendore dhe fokusin spiritual. Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikan të universitetit e Kalifornisë ka treguar se fokusi mendor i arritur gjatë Ramazanit rrit nivelin e faktorit neurotrofik me prejardhje trunore, i cili e nxit organizmin të prodhojë më shumë qeliza trunore dhe në këtë mënyrë e përmirëson funksionin trunor, shkruan Uashington Psot, përcjell Gazeta e Re.

Sipas studimit, trupi përdor kohën e agjërimit për të hequr kolestrolin e keq nga venat e zemrës dhe gjakut, gjatë kohës së agjërimit lukthi pastron veten nga papastërtitë e grumbulluara,

  • Veshkat rrisin sasinë e nxjerrjes së kripës dhe ujit.
  • Truri krijon masa mbrojtëse ndaj sulmit në tru dhe stresit.
  • Agjërimi zvogëlon rezistencën ndaj insulinës duke e ulur rrezikun e diabetit 2.
  • Trupi ul rrezikun e pezmatimit duke bërë që të jetë me rezistentë ndaj sëmundjeve
  • Agjërimi ndihmon në heqjen e toksinave që grumbullohen në trup.
Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet