“Shkeljet e armëpushimit nga Armenia tregojnë politikën e saj hipokrite”

“Qëllimi ynë mbetet të arrijmë integritetin territorial të vendit tonë brenda kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht”, tha Hikmet Hajiyev, ndihmës i presidentit azerbajxhanas Aliyev.

Armenia nuk respektoi armëpushimin e përkohshëm, që tregon qartë politikën hipokrite që ajo zhvillon, tha një zyrtar i lartë i Azerbajxhanit.

“Armëpushimi i përkohshëm humanitar u arrit si rezultat i vullnetit politik të Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Por Armenia vazhdon ta shkelë atë edhe sot”, tha Hikmet Hajiyev, ndihmës i presidentit, sipas Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit në Twitter.

“Qëllimi ynë mbetet të arrijmë integritetin territorial të vendit tonë brenda kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht. Paqja e qëndrueshme nuk është e arritshme deri në tërheqjen e plotë të forcave pushtuse të Armenisë nga Azerbajxhani”, shtoi ai.

Në takimin e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministrit të Jashtëm Armen Zohrab Mnatsakanyan në Moskë, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, u ra dakord që nga sot, 10 tetor 2020 në orën 12:00 të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve në përputhje me ndërmjetësimin dhe kriteret e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që prej asaj kohe, Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, duke shkatuar viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut ose Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën okupimin ilegal të Armenisë për rreth tre dekada.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Megjithatë, në vitin 1994 u arrit një armëpushim.

Kategoritë
BotaLajme