Shkelja e Fair Play Financiar, UEFA kërkon përjashtimin e Manchester Cityt nga Championsi

Kampionët e Anglisë rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Manchester City ka pasur një sezon fantastik në Premier Ligë, ku u shpall kampion për të dytin vit rresht.

Por skuadra e Citizens, ka kohë që hetohet nga UEFA për shkelje të Fair Play Financiar, në lidhje me disa sponsorizime parash që asnjëherë nuk janë vërtetuar se nga e kanë prejardhjen.

Ashtu siç kishte raportuar ditë më parë gazeta amerikane New York Times, çështja do të kalojë në duart e Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFBC), ku City mund të përjashtohet për një vit nga garat që organizon UEFA.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet