Shkarkimi i shpresës së fundit në LDK

Shkruan: Albinot Maloku

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kandidatës së saj, Vjosa Osmani, për kryeministre të vendit, në zgjedhjet e parakohëshme të mbajtura me 6 tetor të vitit të kaluar, arriti të dali e dyta si forcë politike pas një procesi zgjedhor. Kjo pozitë brenda spektrit politik në vend dhe vullneti i qytetarëve për të sjell ndryshime, i’a mundësuan kësaj partie të konsiderohet si pjesë e ndryshimeve të nevojshme të cilat pas këtij procesi zgjedhor po ndodhnin me renditjen e Lëvizjes Vetëvendosje si e para pas 6 tetorit. Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë kishte vendosur që Lidhjen Demokratike të Kosovës t’a konsideronte të vetmen si partnere për ta qeverisur vendit. Bisedimet mes këtyre partnerëve zgjaten për disa muaj, dhe kjo nga se LDK procedonte gjithfarë kërkesash duke u ndjer se ishte e vetmja e përzgjedhur për të qenë partner qeverisës nga LVV dhe e privilegjuar. LVV edhe nga naiviteti por edhe nga vullneti për ta parë këtë parti ndryshe e kishte veçuar para dhe pas 6 tetorit. LDK-ja si partnere në qeverisjen e vendit e kishte tradhtuar LVV-në para zgjedhjeve duke dal prap e vetme në zgjedhje, pas zgjedhjeve duke provuar gjithfarë akrobacionesh për t’ia komplikuar punën partnerit të saj të parë rreth formimit të Qeverisë për disa muaj dhe në fund, LDK-ja në mes të pandemisë COVID-19 pa pasur ndjenjen e përgjegjësin ndaj qytetarit dezertojë nga Qeveria.

Dezertimi i LDK-së nga qeverisja e vendit në mes të pandemisë, kur e gjithë bota ishte e përqendruar tek lufta ndaj sëmundjes COVID-19 tregonte mjaftueshëm për tradhtin që kjo parti i bëri edhe votuesit të vet, edhe qytetarëve të vendit por edhe partnerit të tij qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje. Dezertimi u orkestrua në atë formë që të mos ndodhte ndryshimi i aparatit qeverisës në vend edhe pse këtë e kërkuan qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019. LDK inicojë votëbesimin ndaj qeverisë në të cilën ishte pjesë, e shkarkojë suksesshëm kryeministrin Albin Kurti dhe fillojë akrobacionet për ta grabitur qeverisjen. LDK e formojë Qeverinë e rrugëve anësore dhe prap e harmonizojë aparatin qeverisës në Kosovë sipas të vjetrës.

Rrugëtimi i LDK-së së Isa Mustafës për të tradhtuar votuesin e qytetarët nuk u përmbyllë këtu. Ky rrugëtim vazhdojë me shkarkimin e shpresës së fundit brenda kësaj partie e cila ka shumë nevojë për ndryshime. Vjosa Osmani e cila ishte mburoja e LDK-së në zgjedhjet e fundit me votim brenda partisë shkarkohet nga pozita e nënkryetarës së partisë dhe ajo e anëtarës së kryesisë së kësaj partie.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e shkarkuara nga pozita e Nënkryetarës dhe Anëtarës së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është nga politikanët gra më të votuara në Kosovë. Ky shkarkim i cili iu bë nga partia dhe modeli sesi i ndodhi asaj me siguri që as në partin e Josip Broz Titos nuk do ti ndodhte. Shkarkimi nga partit komuniste ka kërkuar debat dhe arsyetim. Kjo nuk u pa të ndodhte në rastin e shkarkimit të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Vendin e saj e zuri njëri nga kandidatët më të pavotuar në nivel vendi, Avdullah Hoti.

“Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 20 qershor 2020 në ora 19:00, pyetjeve: A e përkrahni propozimin që z. Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim”,thuhet në njoftim e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreOPINIONEOpinione - BallinaVendi

Të ngjajshmet