Shkaqet e infertilitetit, kosovarët dyshohet se kanë cilësinë më të dobët të spermës në rajon

Gjinekologia Aida Kumnova ka alarmuar çiftet për shkaqet që mund t’i pengojnë të bëhen prindër. Ajo ka deklaruar se nuk ka të dhëna të sakta por në bazë të disa statistikave, thotë se te gratë kosovare mbi moshën 35-vjeçare është mjaft e shpeshtë mungesa e rezervave ovariale, ndërsa burrat e Kosovës kanë cilësinë më të dobët të spermës në rajon.

“Rezervat ovariale kanë filluar të bien shumë herët. Pacientet mbi moshën 35 vjeçare deri 40, para 10 vitesh nuk ka qenë kjo problematikë dhe tani duhet të jepet terapi shumë e madhe për t’u arritur shtatzënia”.

“Në Kongresin botëror të infertilitetit që ishim sivjet në Vjenë, tema kryesore ka qenë ushqyeshmëria. Kjo është një prej faktorëve kryesor që mundet me shkaktu infertilitet. Psh. mungesa e vitaminës D mund të rrit shanset për abort sepse formohen vezët që nuk janë kualitative për shkak të mungesës së kësaj vitamine, dmth përveç acidit folik”, ka deklaruar mjekja Kumnova.

Mirëpo një patologji që për doktoreshën është alarmante, është infertiliteti mashkullor. Ky problem në Kosovë dyshohet se është me numrin më të madh në Ballkan. Kjo për faktin se burrat kosovarë e kanë spermën më pak kualitative.

“Në bazë të disa të dhënave fertiliteti mashkullor është më i madhi në Ballkan. Kjo do të thotë që meshkujt e Kosovës kanë spermën më jokualitative në këto vende. Disa institucione e krahasojnë spermogramin e burrave në Kosovë me burrat në Irak. Por e dimë që në Irak ka pasur më shumë luftime dhe më shumë uranium. Është e vërtetë që ende mund të kemi intoksinim me uranium nga lufta, mirëpo shoqata e gjinekologëve dhe Oda e Mjekëve duhet ta sensibilizoj më shumë këtë çështje sepse është alaramuese. Poashtu më tepër se 45 për qind të rasteve me probleme të infertilitetit, problemi është te burrat. Krahasuar me vendet evropiane është shumë numër më i madh”, ka thënë doktoresha Aida Kumnova.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet