ShKA “Agimi” shkëlqen në Marmaris, përformon në finale si Grupi me i dalluar

Grupi i Valleve i Shoqërisë Kulturo – Artistike Agimi, i ka prezantuar me dinjitet dhe performancë të shkëlqyeshme vlerat e traditës sonë popullore. Në mesin e organizmave kulturor nga shumë vende të botës nga organizatori, është përzgjedhur për paraqitje të programit edhe në natën finale pasi ShKA “Agimi” u vlerësua si Grupi me kompakt dhe më i pëlqyer me paraqitjet në dy netët e para të Festivalit.

Me ftesë nga Galartfolk (Turqi) për pjesëmarrje në edicionin e 10 të festivalit tradicional INTERNATIONAL FOLK FESTIVAL MARMARIS, nga datat 15-20 Maj 2019, grupi i valleve te SHKA AGIMI pas përgatitjeve intensive me  programin e pasur artistik e përfaqësoj kulturën e Republikës së Kosovës, në mesin e pjesëmarrësve nga shumë shtete.

Gezim Sertollaj, koreograf i ShKA “Agimi” njofton se gjate festivalit Grupi i valltarëve të ShKA “Agimi” pati tri paraqitje  përgjatë të cilave i prezantoi vallet nga trevat shqiptare!

“Performanca  e jashtëzakonshme e valltarëve të Agimit, në dy netet e para, ka ra në sy të organizatorit dhe me kerkesë të tij, ShKA Agimi u paraqit në naten finale, në përmbyllje të festivalit si grupi me kompakt dhe me i pëlqyer në dy netët e para!” tha për Prizreni Sot, Sertolli

Gjatë pjesëmarrjes në këtë Festival Grupi i valle të Agimit është pritur nga kryetari i Bashkisë Marmaris ndërsa ka pasur edhe takime me artistë nga shtete te ndryshme si: Gjeorgjia, Bullgaria, Irani, Ukraina, Qipro etj

Një vlerësim të veçantë Grupi i Valleve të ShKA “Agimi” e ka përjetuar edhe nga publiku, i cili në secilën paraqitje përgjatë tri netëve e ka marrë vëmendjen dhe respektin e veçantë.

“Reagimi i publikut kanë qenë shumë domethënës gjatë paraqitjes sonë” thotë koreografi i Grupit të valleve të ShKA “Agimi” Gëzim Sertolli.

Në fund të Festivalit ShKA “Agimi” u vlerësua me mirënjohje, ndërsa anëtarët secili me certifikatë mirënjohjeje për performancën në këtë Festival.

“Agimi edhe këtë herë dëshmoi në vepër që është simbol i vlerave kulturore e artistike!

Koreografi i ShKA “Agimi” Gëzim Sertolli në fund njofton se udhëtimi në Marmaris është mundësuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që i siguroi biletat për këtë udhëtim. “Një falënderim i veçantë i takon ministri Kujtim Gashi, për përkrahje./prizrenisot.com/

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet