Shitësja qan kur burri i blen lulet për pasagjerët e metrosë, ja arsyeja…

Këto pamje tregojnë momentet kur një burrë ia bleu të gjitha lulet një shitëseje dhe kërkoi që t’ua shpërndajë njerëzve përreth. Gruaja shpërtheu në lot pas këtij gjesti prekës nga një njeri i panjohur në metronë e mbushur me njerëz. Ajo ishte duke shitur trëndafila në tren kur burri iu afrua dhe e pyeti se sa kushtonte e gjitha tufa.

Gruaja i tha se i shiste ato për 1 dollarë. Ai i dha asaj 140 dollarë dhe i tha që t’i marrë në dorë paratë, por vetëm me kushtin që t’i falte trëndafilat dhe pastaj të ikte.

Ai i tha:- “Ju duhet t’ua shpërndani njerëzve trëndafilat. Më premtoni se do i shpërndani?Gruaja me lot në sy nisi që të shpërndajë trëndafilat edhe pasi blerësi zemërgjerë iku.

Ajo u mbështet nga një grua tjetër në metro e cila thërriste me zë të lartë:-“Kushdo që do trëndafila le të vijë dhe të marrë një”.

“Mendoj se qante nga bujaria e burrit. Ky gjest i vogël human është kaq domethënës. Është një testament i dashurisë dhe bujarisë në botë. Unë mendoj se njerëzit janë të etur për këtë “, tha për Maria Huffington Post, Maria Lopez, që filmoi të gjithë skemën.

 

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet