Shikojeni ku përfundon kjo veturë në rrugën Prizren-Prevallë (Foto)

Një veturë ka përfunduar sot në lumin përskaj magjistrales Prizren-Prevallë.

Dëshmitarët që panë duke fluturuar veturën thanë se disa persona kanë marrë lëndime nga ky aksident, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit dhe është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Banorët e kësaj zone iu kanë bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes pasi që gjatë sezonës së dimrit shpeshherë kjo rrugë është me ngrica.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet