Shifrat alarmante nga Gjermania, numri i viktimave të diskriminimit racor shënon 70% rritje

“Gjatë vitit 2018, ne kemi marrë 3.455 ankesa për diskriminim në çështje ndryshme, përfshi këtu origjinën, gjininë, fenë dhe moshën”, deklaroi të martën Bernhard Franke, shef në detyrë i Njësisë Kundër Diskriminimit, gjatë një konference për shtyp në Qendrën Federate për Media në Berlin.

Duke rikujtuar se institucioni i drejtuar prej tij operon në kuadër të Aktit të Përgjithshëm për Trajtimin e Barabartë (AGG), ligj i miratuar në vitin 2006, Franke sqaroi se aplikimet që kanë në procedim e sipër, janë kryer nga viktima të diskriminimit apo nga persona që ndihet të ekspozuar ndaj diskriminimit.

Por – shtoi ai – ne e kemi të pamundur të japim shifra të sakta në lidhje me këtë problem për shkak të personave që nuk ankohen edhe pse janë viktima të diskriminimit.

Franke theksoi se Njësia Kundër Diskriminimit ka marrë 2.035 aplikime në vitin 2015, 2.625 në 2016-n, 2.995 në 2017-n dhe 3.455 në vitin 2018, shifër kjo rreth 70 për qind më e lartë sesa ajo e 2015-s.

Sipas tij, 31 për qind e aplikimeve janë ankesa për diskriminim etnik dhe racor, 29 për qind për diskriminim gjinor, 14 për qind për diskriminim moshe dhe 7 për qind për diskriminim fetar.

Kreu në detyrë i Njësisë Kundër Diskriminimit në Gjermani bëri me dije se një klienti me ngjyrë, i cili ka shkuar për të blerë diçka në një dyqan kozmetike, i është kërkuar nga roja i sigurisë që të tregojë kartën e identitetit pa kurrfarë arsyeje dhe personi në fjalë ka fituar 1.000 euro dëmshpërblim pas përfundimit të gjyqit.

Ai njoftoi gjithashtu se vitin e kaluar janë çuar në gjykatë 79 raste diskriminimi në total.

Bernhard Franke potencoi edhe se futbollisti me origjinë turke i kombëtares gjermane, Mesut Ozil, është përballur me “racizëm dhe mungesë respekti”, ndërkohë që pas largimi të tij nga kombëtarja gjermane e futbollit, emigrantët në vend kanë postuar në median sociale shkrime dhe fotografi të ndryshme nën etiketën “#MeToo”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet