“Shëtitësit e shkencës” zbarkojnë në Prizren (Foto)

Me mbështetjen e Presidencës së Diasporës Turke dhe Popujve Mike pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë dhe në koordinim me Medresenë “Kartal Anadolu” sot në Prizren u hap panairi “Shëtitësit e shkencës”, raporton Gazeta e Re.

Me moton: “Zbuloni Botën Argëtuese të Shkencës”, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Prizren, të interesuarit të shkencës kanë gjetur hapësirë për ta parë nga afër aktivitetet të ndryshme në lëmit shkencore.

Krahas lëndëve të ndryshme, si: fizikë, kimi, matematikë, robotikë, teknologji, shpikje, arkeologji, arkitekturë, histori, gjeografi, gjithashtu në këtë aktivitet janë përfshirë edhe fushat e artit, si: pikturat, punime dore dhe filmi.

Nxënësit e Medresesë “Kartal, nxënësit e Medresesë “Alaudin” në Prizren dhe ata të Shkollave Maarif në Kosove promovuan aktivitetet e tyre në këtë panair.

Në panair pati edhe gara me shpërblime.

Përveç Prizrenit, këto aktivitete do të realizohen edhe në Mal të Zi dhe Shqipëria. /Gazetaere.com/

 

Kategoritë
KulturëLajmeTë ndryshmeTeknologjiVendi

Të ngjajshmet