Shesheli djeg flamujt e NATO-s dhe BE-së në 20 vjetorin e bombardimeve

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, i ka djegur sot në Beograd flamujt e NATO-s dhe Bashkimit Evropian si pjesë e një proteste që u mbajt të dielën.

Njëzet vjet pas intervenimit të NATO-s kundër Serbisë, në Beograd janë organizuar aktivitete të ndryshme për t’i përkujtuar viktimat serbe të këtyre bombardimeve. Ndonëse në Kosovë shënohet si fillim i lirisë, ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Serbi po vlerësohet si agresion.

Anëtarët e partisë ultranacionaliste të Sheshelit, Partisë Radikale Serbe, u grumbulluan të dielën në Beograd për ta shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, të cilat filluan më 24 mars të vitit 1999.

Për më tepër, pritet që zyrtarët e lartë serbë të marrin pjesë në një ceremoni përkujtuese në një qytet jugor të Serbisë, shkruan “Fox News”.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet