Sherifi: Ne jemi kundër, do të ishte hipokrizi po të ndryshonim qëndrim

Qëndrim të njëjtë për demarkacionin mban dhe Partia Nisma për Kosovën.

Shefi i Grupit parlamentar të Nismaës Bilall Sherifi,  thotë se ata janë kundër kësaj marrëveshje dhe se do të ishte hipokrizi që tani që janë pjesë e qeverisë të ndryshonin qëndrim.  Ndërsa thotë se është mirë që kjo Qeveri po e sjellë marrëveshjen në Kuvend, para deputetëve në mënyrë që  ata  të vendosin për fatin e saj, transmeton Gazeta e Re.

“ Nisma vazhdimisht e ka bërë të qartë, që një marrëveshje për të cilën pa e ndryshuar asnjë germë në opozitë kemi qenë kundër. Dhe tani nga prizmi i pushtetit  ta votojmë Për do të ishte hipokrizi, tallje për dy vite e gjysmë bllokim.  Ne vazhdojmë të besojmë që versioni aktual i nënshkruar nga ish ministri i jashtëm Thaçi në qeverinë Mustafa  është i papranueshëm dhe si i tillë duhet të rrezohet në kuvendin e Kosovës.. Si e komentoj faktin si  partneri i koalicionit e përkrah marrëveshjen. Unë mund veç t’i referohem të kaluarës. Ata e kanë nënshkruar dhe ata nëse nuk e përkrahin një marrëveshje të cilën e kanë nënshkru. Do të ishte mrekulli por mrekullitë nuk ndodhin në këtë vend..Ne me dallime kemi hy në koalicion parazgjedhor,  me dallime kemi vazhduar fushatën me dallime e kemi formuar qeverinë sa i përket këtyre çështjeve të mëdha. Këtu nuk kemi diçka për tu befasuar si një koalicion nuk ka qëndrim unik për një çështje. Nuk mund të kemi qëndrim unik, për të cilin nuk kemi pas as kur kemi hy në Qeveri. Nga 37 në 22 ranë ata që ishin për demarkacionit”, tha ai.

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet