Shenjat që thartira e tepërt po ju gërryen barkun: Pesë shenjat e heshtura të ulcerës që s’duhet t’i neglizhoni

Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike.

Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje.

Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë, por mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor.

Shenjat e ulcerës së stomakut:

1. Të vjella ose jashtëqitje me gjak

Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak, ose jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë, e cila mund të jetë treguese e gjakut të tretur.

2. Ndjesia e një barku të rënduar

Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë, pasi kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.

3. Urth

Nëse keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag, kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor, këshillon Living. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat, fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes, gjithashtu mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.

4. Ndjesia për të vjellë

Për shkak të çekuilibrit të lëngjeve të tretjes, me siguri do të keni ndjesinë e të vjellit, madje me stomakun bosh, që në mëngjes!

5. Dhimbje stomaku

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhimbja e stomakut, është simptoma më e zakonshme e ulcerës së stomakut, e cila është zakonisht një ndjesi dhimbjeje, e shurdhër dhe djegie në zonën e mesit të barkut. Dhimbja zakonisht është më e fortë midis vakteve dhe gjatë natës, kur acidi është sekretuar në stomak dhe nuk ka ushqim për të vepruar si një ‘përthithës’. /Telegrafi/

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet

  • QKU: Sigurohet materiali për intervenime në sy

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se ka siguruar materialin e nevojshëm për një intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin tjetër që nevojitet gjatë operacionit. “Pacientët deri...
  • A duhet të ndalojmë stërvitjet kur kemi një ftohje?

    Jemi në sezonin e ftohjeve dhe gripit. Nëse ushtrojmë rregullisht, lind pyetja nëse duhet të vazhdojmë stërvitjen dhe kur imuniteti ynë bie ose nëse është më mirë të pushojmë...
  • Këshilla si të mbrohemi nga gripi

    Jemi në sezonin e gripit prandaj të gjithë duhet të bëjmë më shumë kujdes. Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë prej datës 1 tetor të vitit të kaluar e...
  • Kafeina dëmton kreativitetin

    Ndikimi shëndetësor i kafesë është i shumanshëm dhe një temë e shpeshtë e shumë kërkimeve shkencore. Shkencëtarët thonë se kafeina ndikon në krijimtarinë duke e zvogëluar atë. Ana anësore...