Shefi i Dortmundit: Duhet ta shisnim tërë klubin dhe ta mbanim Klopp

Shefi i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka thënë se është penduar se e ka shitur trajnerin, Jurgen Klopp.

Klopp iu bashkua Liverpoolit në tetor të vitit 2015, pasi kaloi shtatë vjet me shumë sukses në Bundesligë.

Sipas Watzke largimi i teknikut gjerman e ka bërë të ‘qaj’, transmeton KosovaPress.

“Nuk provuam t’ia ndryshojmë mendjen. Por ky ishte gabim. Ndoshta do të ishte më mirë të ndryshonim tërë klubin dhe jo trajnerin. E dija që nuk do të gjenim një trajner të tillë. Kur i thashë lamtumirë, fillova të qaj. Kishim lidhje të mirë, lidhja që kisha me Jurgen për shtatë vite, nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe nuk besoj që do të ndodh ndonjëherë. Jurgen nuk me gënjeu asnjëherë, ishte i sinqertë edhe në punë”, deklaroi ai. Dortmund këtë sezon është në vendin e tetë me 12 pikë, katër me pak se lideri Borussia Mönchengladbach.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet